11 emigrantë të paligjshëm arratisen nga qendra e pritjes në Karreç

31 Dhjetor 2024 | 13:37

11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga qendra e pritjes në Karreç, Durrës. Ende nuk dihet nëse ata kanë patur ndihmë për të larguar nga kjo qendër, e cila është nën kontrollin e policisë.

Për këtë arsye, raportohet se Agjencia e Mbikëqyrjes së Policisë (AMP) ka nisur një hetim brenda qendrës, ku janë marrë në pyetje efektivët që kanë qenë në shërbim gjatë momentit të arratisjes.

Të gjithë emigrantët e arratisur janë kapur më herët nga autoritetet shqiptare në tentativa për të kaluar ilegalisht, të ndihmuar edhe nga grupe kriminale që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.

Qendra e mbyllur për të huajt, Karrec, ka si qëllim strehimin e të huajve të parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo është një masë ndalimi e marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi për individët që janë ndaluar për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe për azilkërkues potencialë.

Qendra e mbyllur është në varësi të Drejtorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026