Largohet nga LSI-ja Edmond Panariti: Do angazhohem në një detyrë të rëndësishme

12 Nëntor 2020 | 10:50

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është larguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Lajmin e ka dhënë vetë Panariti nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se është larguar nga kjo parti për t’u angazhuar në një detyrë të rëndësishme.

“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë! Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres  angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për t’u angazhuar në një detyrë të rëndësishme .

Me këtë rast më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.

Duke ju shprehur mirënjohje dhe falënderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë.”, shkruan Panariti.

Nuk dihet ende se cila është detyra e re Edmond Panaritin, që e “detyroi” atë të largohej nga partia, ku u angazhua për vite me radhë. Ky largim i tij nga LSI-ja ka ardhur 6 muaj para zgjedhjeve. 

Në vitin 2012 Panariti u emërua Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe njëkohësisht mbajti edhe postin e Presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Ndërsa në vitin 2013 ai u vendos Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave të Shqipërisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026