Largohet nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në PS, Balla falenderon patronazhistët
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një deklaratë për mediat se do të vijojë punën e tij pa u shmangur nga asnjë përgjegjësi.
Balla falënderoi rreth 90 mijë votues në Elbasan që e kanë zgjedhur, ndërsa pranoi me mirënjohje dhe detyrën si drejtues politik i qarkut të Fierit.
“Koha do tregojë që vota për Partinë Socialiste është një votë për të mirën dhe të ardhmen europiane të vendit. Dua të falënderoj anëtarësinë e PS, janë rreth 16 mijë anëtarë në gjithë qarkun e Elbasanit, të falënderoj patronazhistët, se ndoshta u harruan, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer,” – tha Balla duke i cilësuar këta të fundit si një makineri e jashtëzakonshme elektorale që mundësuan suksesin e Partisë Socialiste.
Pyetur nga Euronews Albania, Taulant Balla nëse është mërzitur që nuk ka marrë një post ministror në qeverinë Rama 3, ai tha se kjo nuk qëndron. Për PS-në ai shprehu mbështetje, ndërsa theksoi se do të fitojë përsëri zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta