Largohet Rrumbullaku, ministri i Brendshëm njofton ndryshime në kupolën e policisë
Pas udhëzimit për procedurën e zgjedhjes se drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha mbajti të premten një komunikim për herë të parë me mediat përballë që pas emërimit në krye të këtij dikasteri.
Ministri konfirmoi largimin e kryepolicit Muhamet Rrumbullakut, ndërsa paralajmëroi ndryshime në gjithë kupolën drejtuese të policisë së shtetit.
“Sot, është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët falë punës kolosale të bërë deri këtu, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade dhe nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos e ngjitur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Europian. Kam bindjen se ata që do të dorëzojnë stafetën udhëheqëse të kësaj trupe, që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën e jashtëzakonshme të fituar në gjithë këto vite në vijën e parë, për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030”, tha Hoxha.
Ministri Hoxha theksoi se kreu i ri policisë së shtetit dhe drejtuesit e rinj të qarqeve do të zgjidhen në javët në vijim në bazë të meritës dhe integritetit, sipas ligjit të sapomiratuar të policisë.
Ai bëri me dije se në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë do të komandohet zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë, Sokol Bizhga
“Edhe drejtori i ri i Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e rinj të qarqeve dhe strukturave kyçe të Policisë do të zgjidhen në javët në vijim, me të njëjtën frymë. Asgjë nuk do të ndikojë në përzgjedhjen e tyre, përveç meritës dhe integritetit. Ligji i ri i sapo miratuar i Policisë, merita kryesore për përmbajtjen shumë të mirë që i takon Taulant Ballës, është një platformë e shkëlqyer për reformimin dhe modernizimin e trupës policore. Kam nxjerrë udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të Policisë dhe në zbatim të tij në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë, Sokol Bizhga”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike