Lavrov kritika Europës: Po minoni progresin e takimit Trump-Putin

21 Gusht 2025 | 14:14

Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Rusisë, ka sulmuar Evropën, duke akuzuar se po përpiqen të minojnë “progresin” e bërë gjatë takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Alaska.

Sipas tij, aleatët e Ukrainës “po përpiqen të zhvendosin vëmendjen nga zgjidhja e shkaqeve të vërteta të luftës”.

“Shpresoj që një aventurizëm i tillë evropian të dështojë.” -deklaroi Lavrov.

Ai gjithashtu i quajti “të pashpresa” përpjekjet për të diskutuar garanci sigurie për Ukrainën pas luftës, në forma që devijojnë nga ato të përcaktuara nga Rusia gjatë bisedimeve me Kievin në Stamboll në vitin 2022.

I pyetur për një takim të mundshëm mes Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin, shefi i diplomacisë ruse tha se presidenti rus “e ka theksuar shpesh se është i gatshëm të takohet”.

Megjithatë, Lavrov shtoi se kur bëhet fjalë për “nënshkrimin e diçkaje”, ekzistojnë “çështje legjitimiteti” që lidhen me udhëheqjen ukrainase.

“Këto duhet të zgjidhen,” tha ai, “para se një takim i tillë të mund të ndodhë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026