Lavrov me Gjuriçin në Moskë: Do të punojmë së bashku për të shmangur dëmin në NIS

17 Shkurt 2025 | 15:19

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë të hënën se me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriç kanë arritur pajtueshmëri që të vazhdojnë punën e përbashkët për të parandaluar dëmtimin e interesave të përbashkëta që kanë në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS).

Më 10 janar, Shtetet e Bashkuara e kanë sanksionuar NIS-in për shkak se kompania është në pronësi të kompanisë ruse Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që t’i shfrytëzojë të hyrat nga energjia për të financuar luftën në Ukrainë.

“Forca të caktuara në Perëndim nuk e duan bashkëpunimin tonë dhe po tentojnë të pengojnë bashkëpunimin tonë”, ka thënë Lavrov në konferencë të përbashkët me Gjuriçin, i cili është në një vizitë dyditore në Moskë.

Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë 56.15 për qind të aksioneve të NIS-it, derisa Serbia zotëron pothuajse një të tretën e aksioneve.

Serbia, bashkë me Bjellorusinë, janë shtetet e vetme evropiane që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq ka thënë se bisedimet për NIS-in do të vazhdojnë dhe që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të diskutojë këtë çështje edhe me zyrtarët rusë.

“Gjëja më e rëndësishme është që shtetasit serbë të mos i vuajnë sanksionet kundër NIS-it”, ka thënë ai.

Industria e Naftës e Serbisë (NIS) ka nisur kërkesë në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, që funksionon në kuadër të Thesarit amerikan, që të shtyjë afatin për zbatim të sanksioneve.

Presidenti Vuçiq ka thënë më 6 shkurt se ai është ende në pritje të përgjigjes nga zyrtarët amerikanë, dhe që shtyrjen e sanksioneve e konsideron të nevojshme derisa të gjendet një zgjidhje lidhur me pronësinë e kompanisë.

Pas takimit me Lavrovin, Gjuriq ka thënë se Serbia është në rrugën evropiane, mirëpo do t’i ruajë marrëdhëniet me Rusinë.

“Ne shpresojmë që marrëdhëniet tradicionale miqësore do të arrijnë potencialin e plotë në periudhën pasuese, dhe ne do të punojmë intensivisht me parterët rusë që të arrijmë këtë qëllim”, ka thënë Gjuriq.

Serbia varet nga Rusia sa u përket furnizimeve me gaz natyror, si dhe llogarit në mbështetjen e Moskës për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Serbia i ka përkrahur rezolutat e Kombeve të Bashkuara për integritet territorial të Ukrainës, mirëpo pavarësisht thirrjeve të Brukselit, nuk është distancuar prej Moskës zyrtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026

Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi

Një valë protestash shpërtheu në Ukrainë këtë të enjte, në shenjë proteste kundër shkarkimit të ministrit reformist të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Deputetët ukrainas po përgatiten...
13:20 | 16/07/2026