Lavrov: Rajonet pro-ruse të Ukrainës të marrin në dorë fatin e tyre

20 Shtator 2022 | 19:47

Kundërsulmi i suksesshëm i ushtrisë ukrainase ka bërë që Kremlini të përshpejtojë planet për të aneksuar territoret e kontrolluara nga trupat e tij.

Të martën, krerët e administratave pro-ruse të rajoneve të pushtuara të Khersonit dhe Zaporizhias njoftuan mbajtjen e menjëhershme të një referendumi për bashkimin me Rusinë.

Sikurse në Luhansk dhe Donjeck, në Kherson referendumi do të mbahet mes datave 23 dhe 27 shtator. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov reagoi menjëherë.

“Që në fillim të operacionit special ushtarak dhe në periudhën që i parapriu atij, ne e thamë se njerëzit e territoreve në fjalë duhet të vendosin vetë për fatin e tyre. Dhe situata aktuale atje konfirmon se ata duan të jenë padronë të fatit të tyre”, tha ai.

Ukraina, që në dy javët e fundit ka rifituar sipërfaqe të konsiderueshme territori, i konsideron lëvizjet e Moskës si një tregues të dëshpërimit të saj, teksa sheh ushtarët që po arratisen në mënyrë kaotike që nga fillimi i kundërofensivës ukrainase.

Një këshilltar i presidentit Zelensky deklaroi se zërat për aneksim janë një lloj “qetësuesi” për qytetarët rusë, të cilët po e kuptojnë se po e humbasin luftën.

Ndërkohë, në Izjum vijojnë hetime për krimet e mundshme të luftës të kryera nga trupat ruse. Në një pyll pranë qytetit të çliruar së fundmi janë gjetur 450 varre dhe shumë trupa të pajetë me shenja torture.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca regjistron ditën më të nxehtë të të gjitha kohërave, ndërsa vala e të nxehtit intensifikohet

Franca të martën regjistroi ditën e saj më të nxehtë që nga fillimi i matjeve kombëtare në vitin 1947, ndërsa një valë e nxehtë intensive...
21:48 | 23/06/2026

Tronditje në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

Byroja Kombëtare e Hetimeve e Policisë Hungareze nisi një çështje penale kundër një burri 30-vjeçar nga Budapesti, i cili pranoi se kishte ngrënë pjesë të...
21:43 | 23/06/2026

Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan

Pasi vizitoi Parisin, kryeministri i Edi Rama deklaroi se projekti për “Rilindjen e Liceut Francez të Korçës” tashmë është vendosur në tryezën e Presidentit francez...
20:06 | 23/06/2026