Lavrov: Rusia dhe SHBA po diskutojnë projekte të përbashkëta 

12 Prill 2025 | 19:32

Uashingtoni dhe Moska po diskutojnë propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për projekte të përbashkëta dhe pala ruse nuk e ka refuzuar, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në Forumin Diplomatik në Antalia.

“Ne duam të shohim se çfarë lloj projekti të përbashkët mund të shqyrtojmë dhe diskutojmë së bashku. Ishte një propozim amerikan. Ne kurrë nuk i kemi refuzuar propozimet për bashkëpunim në ekonomi, në zgjidhjen e konflikteve – kurrë”, tha Lavrov, sipas portalit rus RBK.

Ai tha se Rusia dhe SHBA po diskutojnë edhe marrëdhëniet dypalëshe, duke filluar me normalizimin e ambasadave.

“Administrata e mëparshme demokratike e SHBA-së, kur Barack Obama ishte president (2009-2017), filloi të dëbonte diplomatët rusë nga vendi dhe sekuestroi pesë prona diplomatike ruse”, tha Lavrov.

Ai gjithashtu vuri në dukje se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës nuk janë diskutuar gjatë kontakteve dypalëshe.

Raundi i fundit i negociatave mes Rusisë dhe SHBA-së u mbajt më 10 prill në Stamboll, ku të dyja palët diskutuan ndër të tjera për rinovimin e bashkëpunimit në një sërë fushash dhe normalizimin e marrëdhënieve diplomatike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

Presidenti hungarez Tamas Sulyok ka firmosur këtë të shtunë amendamentin kushtetues i cili i jep fund presidencës së tij. Legjislacioni ishte pjesë e përpjekjes së...
20:54 | 18/07/2026

Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, tha të shtunën se administrata e tij po shqyrton nëse ka autoritetin ligjor për të arrestuar kryeministrin...
20:45 | 18/07/2026

Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani

Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani të premten, ndërsa mbronin sulmet me raketa balistike dhe dronë nga Irani, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM)...
20:30 | 18/07/2026