Lavrov: Rusia nuk duhet të ndërpresë marrëdhëniet e saj me SHBA-në

6 Prill 2023 | 09:09

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov iu përgjigj pyetjes së një gazetari të mërkurën në lidhje me marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që ajo vazhdon të ofrojë ndihmë për Ukrainën.

“Ne jemi vërtet në një fazë të nxehtë të luftës, sepse nazistët ukrainas po përdorin armë amerikane, para së gjithash. Dhe administrata amerikane vazhdon të kërcënojë se do të dërgojë sisteme armësh me rreze më të gjatë dhe më vdekjeprurëse,” tha Lavrov.

“Por megjithatë, unë mendoj se ne duhet të vazhdojmë të mbështesim marrëdhëniet tona dhe shpresojmë që amerikanët të zgjohen menjëherë dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve. Do të shohim, nuk do të duhet të presim shumë”- tha ai.

Gjatë gjithë konfliktit, presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar vazhdimisht pushtimin e tij  të Ukrainës, një vend me një president hebre si një fushatë të supozuar “denazifikimi”, një përshkrim i hedhur poshtë nga historianët dhe analistët politikë.

Vitin e kaluar, Lavrov u përpoq të justifikonte qëllimin e Moskës  për “denazifikimin” e Ukrainës duke pretenduar se Adolf Hitleri kishte “gjak hebre” dhe se “antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenjtë”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026