Spahiu rrëfen takimin sekret me Azem Hajdarin e Ahmet Krasniqin para se të vriteshin

6 Prill 2023 | 07:45

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emision Now në Euronews Albania se nuk është e mundur të vërtetohen akuzat e pretenduara nga Gjykata Speciale në drejtim të ish-krerëve të UÇK në Hagë.

Sipas Spahiut, kjo është e pamundur për sa kohë ekzekutorët nuk janë pas hekurave.

Ai tregoi se si në vitin ‘98 kishte takuar në të njëjtën kohë Azem Hajdarin dhe Ahmet Krasniqin, ministër i Mbrojtjes i qeverisë Rugova, i cili u vra një javë më pasi dhe ngjarja nuk u zbardh asnjëherë.

“Në gushtin e 1998 kam ngrënë drekë në Rogner me dy persona të rëndësishëm, Azem Hajdari dhe Ahmet Krasniqi ministrin e Mbrojtjes të Kosovës të qeverisë së Ibrahim Rugovës. Në harkun kohor të një jave janë vrarë të dy, i pari Azem Hajdari, i  dyti Krasniqi, të dy janë vrarë nga shqiptarët. Pas 25 vjetësh, dihet pse është vrarë Ahmet Krasniqi, por a mund të provohet kush e ka dhënë urdhrin për vrasjen e tij? Është e pamundur, vetëm nëse do kishin në burg ekzekutorët, atëherë ata mund të tregonin kush i urdhëroi”, tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026