“Le të festojmë si besimtarë”, Arapi: Prapaskenat e xhamisë t’i shtyjmë për më vonë

12 Tetor 2024 | 21:43

Publicisti Floriar Arapi ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin ”Review” ku diskutoi rreth historikut  të ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë, inagurimi i të cilës u bë me ardhjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai tha se ndërtimi i kësaj xhamie ka filluar në vitet 30 dhe guri i parë për ta ndërtuar atë është hedhur në vitin 1938, më pas me rënien e komunizmit, në vitet 92-93, u dha leja e ndërtimit për këtë xhami.

E më pas i pyetur se çfarë nuk u tha si duhet në lidhje me hapjen e xhamisë, Arapi u shpreh se ende nuk dihen prapaskenat e ndërtimit të kësaj xhamie, por do duhet që t’i lihet kohës.

“Nuk dimë se çfarë prapaskenash fshihen pas kësaj marrëveshjeje, kam mendimin që këto prapaskena nuk janë thënë, por ti lëmë pas prapaskenat sepse besimtarët musliman po festojnë”, tha Arapi.

“Xhamia është ndërtuar me insistimin dhe me presionin, me kërkesat e pafundme nga ana e Ramës dhe me insistimin nga ana tjetër të presidentit Erdogan. Pavarësisht përpjekjeve të bëra nga qytetarët për ndërtimin e xhamisë, ku që në vitin 2000, komuniteti musliman ka filluar të kërkojë finacimin e këtij projekti nga Turqia dhe që atëhere ka rënë dakort pak a shumë të ndërtohet, por nuk është ndërtuar, tani që është ndërtuar kemi kaq shumë debate”, theksoi Arapi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026