“Le të rrjedhë nafta”! Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
14 Qershor 2026 | 23:56

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së dielës se marrëveshja e paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është përfunduar. Pakistani, shtet i cili ka luajtur rol kyç ndërmjetësues në negociata, deklaroi se palët kanë arritur dakordësinë për t’i dhënë fund konfliktit.

“Nga bisedimet intensive, kemi kënaqësinë të njoftojmë se është arritur marrëveshja e paqes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit”, shkroi kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, në rrjetin social X.

Sipas tij, të dyja palët kanë shpallur ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin. Sharif bëri të ditur se ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të mbahet më 19 qershor në Zvicër..

Pak minuta më vonë, Trump konfirmoi marrëveshjen në platformën Truth Social.

“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është përfunduar. Urime të gjithëve. Me këtë autorizoj plotësisht hapjen pa tarifa të Ngushticës së Hormuzit dhe autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anije të botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta”, shkroi ai.

Megjithatë, deri tani, Irani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen.

Më herët gjatë së dielës, media shtetërore iraniane raportoi se Teherani nuk kishte marrë ende një vendim përfundimtar për marrëveshjen e propozuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se sulmet e fundit tregojnë se SHBA-ja “ose nuk ka vullnetin për të përmbushur angazhimet e saj, ose nuk ka kapacitetin për ta bërë këtë”.

Negociatat kanë vazhduar me ndërmjetësimin e Pakistan dhe mbështetjen e Katarit, ndërsa një delegacion nga Katari mbërriti të dielën në Teheran për të diskutuar zhvillimet më të fundit diplomatike.

Një nga pikat kyçe të marrëveshjes është rihapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës dhe gazit në botë, si dhe angazhimi i Iranit për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore.

Trump deklaroi se marrëveshja do të krijojë një “mur kundër armëve bërthamore”, duke paralajmëruar se nëse procesi dështon, SHBA-ja ka “alternativën përfundimtare”, të cilën shpreson të mos e përdorë më kurrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner kyç në luftën kundër krimit....
11:41 | 03/07/2026

Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për...
10:25 | 03/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026