Legjendat e sportit mbajnë homazhe në nder të ikonës George Foreman

22 Mars 2025 | 09:30

Legjendat e sportit dhe tifozët e boksit po i bëjnë homazhe ikonës dhe biznesmenit George Foreman, i cili vdiq në moshën 76-vjeçare.

Kampioni i peshave të rënda dhe olimpisti Mike Tyson ka ndarë disa foto të vjetra me George Foreman, teksa boksieri poston ngushëllimet e tij në rrjetet sociale.

“Ngushëllime familjes së George Foreman. Kontributi i tij në boks dhe më gjerë nuk do të harrohet kurrë,” thotë Tyson.

“Ai ishte padyshim një nga boksierët më të mëdhenj ndonjëherë, por thjesht një njeri i butë, ai ishte një pastor – dhe kjo thjesht e lëndon njeriun. Jam i tronditur tani, kjo më kapi në befasi”, tha Charles Barkley ish-basketbollist.

Një nderim vjen dhe nga Turki Alalshikh, kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, dhe personi që shihet gjerësisht si udhëheqës i investimeve të vendit në boks.

Ai ka qenë forca shtytëse pas një sërë mega luftash të fundit, duke përfshirë dy përballjet midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, dhe garat midis Dmitry Bivol dhe Artur Beterbiev.

“Lajm i trishtë për mua dhe botën e boksit”, ka shkruar ai në një postim në X.

Duke postuar mesazhin e tij krahas një fotografie të Foreman me rivalët e tij Muhammad Ali dhe Joe Frazier, ai shkroi: “Shtylla e fundit e boksit për një epokë të paharrueshme ka ndërruar jetë sot… Shpirti i tij u preftë në paqe Big George Foreman!”

Pjesë të homazheve ishin dhe dy yjet e NBA, Magic Johnson dhe Scottie Pippen.

Johnson shkruan në X se ishte i trishtuar kur dëgjoi për vdekjen e një prej heronjve të tij të boksit, duke shtuar se ai mori pjesë në shumë nga luftimet e Foreman gjatë karrierës së tij.

“Ai ishte një artist me nokaut në ring dhe ishte kënaqësi ta njihja jo vetëm si boksier, por edhe si burrë”, thotë Johnson.

Krahas një fotografie të Foreman gjatë një prej fitoreve të tij, Pippen shkruan: “Pusho në paqe, George Foreman. Trashëgimia jote jeton, kampion”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet goditi ishullin japonez të Kyushu të martën në mëngjes, raportoi Reuters, duke cituar institutin NIED. Vlerësimet fillestare e vlerësuan tërmetin me magnitudë 7.1...
09:47 | 28/07/2026

SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një rishikim të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka sulmuar vazhdimisht aleatët evropianë...
09:32 | 28/07/2026

Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara

Regjistrimet audio që Joe Biden luftoi për vite me radhë që t’i mbante private, në të cilat ai pranon se zotëronte materiale të klasifikuara pasi...
09:27 | 28/07/2026