Lehtësimi i vizave për rusët, PPE kritikon ashpër Hungarinë: Rrezikon sigurinë e BE
Lideri i partisë së qendrës së djathtë PPE, Manfred Weber ka kritikuar ashpër vendimin e fundit të Hungarisë për të lehtësuar kufizimet e vizave për shtetasit rusë, duke aplikuar një sistem të shpejtë të dhënies së vizave.
Më herët gjatë muajit, qeveria në Budapest nisi të zbatojë një regjim të ri vizash për 8 vende, përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë. Kjo politikë, që thuhet se është bërë për punëtorët sezonalë, do t’u lejojë të huajve të futen në vend pa iu nënshtruar kontrolleve të sigurisë dhe të lëvizin lehtshëm në vende të tjera të BE-së.
Vendimi nxiti reagimin e presidentit Weber, i cili i dërgoi një letër presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për të shprehur shqetësimin e tij për Hungarinë, vend që aktualisht udhëheq presidencën e radhët të BE-së.
Në letër, kryetari i PPE-së deklaron se kryeministri Orban po u mundëson aktorëve dashakeq, përfshirë agjentët rusë të spiunazhit, të hyjnë me lehtësi në bllokun evropian.
“Rregullat e reja krijojnë hapësira për aktivitete spiunazhi, pasi i lejon një numri të madh shtetasish rusë të hyjnë në Hungari me kontroll minimal, duke përbërë një rrezik serioz për sigurinë kombëtare”, tha Weber në letër.
Gjithashtu, vijoi ai, kjo politikë mund t’ua bëjë më të lehtë rusëve lëvizjen në zonën Schengen, duke shmangur kufizimet e parashikuara nga ligjet e BE-së.
Shtetasve rusë nuk u ndalohet hyrja në BE dhe lëvizja në zonën Schengen, që përfshin edhe vende jo anëtare të BE-së si Norvegjia dhe Zvicra.
Por një seri sanksionesh të vendosura pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të 2022-shit, që përfshijnë ndalimin e hyrjes së kompanive ajrore ruse në hapësirën ajrore të BE-së, e bënë më të vështirë për qytetarët rusë lëvizjen në bllok.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit