Lejoi kalimin e 2 personave të shpallur në kërkim, AMP arreston policin e Qafë-Botës

11 Shtator 2025 | 10:06

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë Elbasan, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë inspektor K. C., me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare “Qafë Botë”, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 07.09.2025 rreth orës 12:39, ka lejuar kalimin e shtetasve T. H. dhe R. H., ndaj të cilëve Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kishte urdhëruar ndalimin në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Parlamentit (VIDEO)

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
15:15 | 23/07/2026