Letërsia “Thriller” tendencë e Panairit të 22-të të Librit
Zhanri i letërsisë “Thriller” ka dominuar në panairin e 22-të të librit, të cilit iu dedikua edhe një konferencë në këtë ditë të tretë të tij.
Manjola Gjonaj, drejtuese e shtëpisë botuese “Bota Shqiptare”, pranon se ka një interes të shtuar të lexuesit për këtë zhanër.
“Femrat zakonisht preferojnë libra që nuk kërkojnë shumë angazhim, që do të thoja letërsia rozë ose dhe thrillerin. Madje ka shumë që preferojnë letërsinë konspirative. Kurse fëmijët, përvec klasikëve, preferojnë edhe libra që kanë humor dhe që janë argëtues për ta”,- u shpreh ajo.
Në konferencën e mbajtur në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve, letërsia skandinave u evidentua për lëvrimin më të madh të letërsisë “Thriller”.
Shkrimtari dhe përkthyesi Virgjil Muçi, u shpreh se nuk mungojnë as veprat e autorëve shqiptarë që kanë shkruar në këtë zhanër.
“Kam arritur të identifikoj zanafillën tek Faik Konica në veprën e tij “Doktor Gjilpëra” si dhe tek drama e Mamurrasit, një prozë e gjatë e tij që nuk u përfundua. Autori nisi ta botojë pjesë-pjesë në gazetën “Dielli” në vitin 1924 në Amerikë dhe mbeti e papërfunduar”,- shprehet ai.
Panairi i Librit do të vijojë të jetë i hapur për lexuesit deri më datë 17 nëntor.
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
- 11:31 Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para