Letonia përgatitet për luftë, nis grumbullimi i furnizimeve

19 Tetor 2025 | 12:48

Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, dhjetëra ndërtesa tashmë mbajnë shenja të mëdha jeshile që tregojnë vendndodhjen e strehimeve në rast sulmi. Simbolet me fjalën “Patvertne” – që do të thotë strehë – janë bërë pjesë e përditshmërisë në një qytet që po përgatitet seriozisht për çdo skenar lufte.

Frika nga agresioni rus po rritet në krahun lindor të NATO-s, pas incidenteve me dronë dhe shkeljeve ajrore në disa vende evropiane.Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Andris Spruds, thotë se vendi i tij tashmë ka krijuar njëfarë qëndrueshmërie ndaj çdo kërcënimi nga Kremlini.

Në një konferencë ndërkombëtare në Riga, përfaqësues amerikanë paralajmëruan se lufta e ardhshme nuk do të nisë me tanke, por me sulme kibernetike që synojnë aeroportet dhe infrastrukturën kritike.

Edhe ish-kreu i komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer, theksoi se çdo konflikt i ri me Rusinë do të zhvillohej në një mënyrë tërësisht ndryshe, me mbështetje të fortë ajrore dhe detare.

Ndërkohë, qeveria letoneze po forcon mbrojtjen civile: po rindërton strehimet, po grumbullon furnizime emergjente dhe ka miratuar fonde shtesë prej 85 milionë eurosh.Pas pushtimit të Ukrainës, Letonia ka ngritur gardhe përgjatë kufirit me Rusinë dhe është shkëputur nga rrjeti i përbashkët energjetik.

Ish-nënkryetarja e bashkisë së Rigës, Linda Ozola, thotë se qyteti është gati të veprojë:“E dimë që kemi një fqinj të rrezikshëm, por këtë herë nuk do të na gjejë të papërgatitur.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026