Letra e filozofit amerikan me Epstein: Më dhe njohuri të paaksesueshme
Filozofi dhe gjuhëtari i njohur amerikan, Noam Chomsky, rezulton të ketë pasur kontakte më të shpeshta dhe më të gjera me financierin Jeffrey Epstein sesa ishte bërë e ditur më herët. Zbulimi vjen nga dokumente të publikuara së fundmi nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, të cilave u është referuar The Guardian.
Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin për akuzat e pedofilisë dhe trafikimit seksual, dyshohet se ka zhvilluar takime të vazhdueshme me Chomskyn, duke diskutuar tema që nga financat deri te muzika.
Në një letër mbështetëse të titulluar “Për këdo që mund t’i interesojë”, Chomsky shkruan se ishte njohur me Epstein rreth gjashtë vite para vitit 2017, kur nisi detyrën si profesor laureat në Universitetin e Arizonës. Ai thekson se takimet me të ishin të rregullta dhe të gjata, duke i cilësuar si “një përvojë me vlerë të paçmueshme”.
Sipas dokumenteve, Epstein e ka ndihmuar Chomskyn të kuptojë “hollësitë e sistemit financiar global”, në një mënyrë që, siç thuhet në letër, “as shtypi i biznesit dhe as botimet tregtare nuk e kishin bërë”.
Në një nga episodet e përshkruara, gjatë një bisede mbi Marrëveshjet e Oslos, Epstein thuhet të ketë telefonuar menjëherë diplomatin norvegjez që i kishte mbikëqyrur ato, për të mundësuar një diskutim të drejtpërdrejtë. Ai gjithashtu i ka organizuar Chomskyt një takim me ish-kryeministrin izraelit Ehud Barak, një figurë për të cilën gjuhëtari kishte shkruar më herët.
Noam Chomsky, sot 96 vjeç, jeton në Brazil. Ai u zhvendos atje me bashkëshorten e tij, Valeria Wasserman, pasi pësoi një goditje në tru në vitin 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta