Letra e Melania Trump për Putin bëhet virale! U shkrua nga inteligjenca artificiale?

19 Gusht 2025 | 17:07

Pas bisedimeve të samitit të Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska, Shtëpia e Bardhë ka publikuar letrën nga Zonja e Parë Melania Trump drejtuar Putinit.

Në letrën, të cilën Donald Trump ia dorëzoi personalisht Putinit, Melania Trump ia ngriti çështjen e vështirë të fëmijëve presidentit rus Vladimir Putin.

“Çdo fëmijë ndan të njëjtat ëndrra të qeta në zemrën e tij, pavarësisht nëse lind rastësisht në fshatrat rurale të një kombi apo në një qendër qyteti madhështore. Ata ëndërrojnë për dashuri, mundësi dhe siguri nga rreziku”, shkroi zonja e pare e SHBA-ve.

Presidenti ukrainas i përcolli mirënjohjen e tij zonjës së parë në telefonatën e tij me Trump të shtunën.

Megjithatë, sapo qarkulloi dhe u bë virale në internet, kritikët shpejt vunë në dukje se letra nuk ishte vetëm e paqartë në lidhje me fëmijët për të cilët po fliste Melania Trump, dhe shumë filluan të vinin në dyshim nëse letra ishte gjeneruar duke përdorur inteligjencën artificiale.

Strategu demokrat Keith Edwards shkroi në X se letra “nuk thotë shumë” dhe se “shumë prej saj janë shkruar nga Inteligjenca Artificiale”.

Një llogari i kërkoi Grokut, chatbotit me inteligjencë artificiale të X-it, të jepte mendimin e tij nëse korrespondenca ishte prodhuar nga inteligjenca artificiale.

Kjo nuk është hera e parë që Melania Trump ka bërë bujë në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale.

Pak kohë më parë ajo shkroi në X se libri audio për kujtimet e saj “Melania” do të rrëfehej nga inteligjenca artificiale, në vend të zërit të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026