Letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet në ankand për 300,000 £

27 Prill 2025 | 08:47

Një letër e shkruar kushëririt të tij nga një prej pasagjerëve më të famshëm të mbijetuar nga Titaniku është shitur sot në ankand për 300 mijë paund (rreth 350 mijë euro).

Në një letër të shkruar më 12 prill 1912, Archibald Gracie i shkroi kushëririt të tij për udhëtimin në Titanik, disa ditë para se të fundosej, raportoi AP.

“Është një varkë e bukur, por do të pres deri në fund të udhëtimit përpara se të jap një gjykim përfundimtar për të”, shkroi Gracie.

Ai u hodh nga anija dhe arriti të mbahej pas varkës së dëmtuar të përmbysur , dhe më pas pasagjerët e tjerë e ndihmuan dhe e tërhoqën në varkën e shpëtimit.

Pas kthimit në Nju Jork, Gracie më vonë shkroi librin “E vërteta për Titanikun”, në të cilin përshkroi përvojat e tij.

Letra iu shit një koleksionisti privat nga SHBA, njoftoi shtëpia e ankandeve “Henry Aldridge and Son” nga Wiltshire, Angli.

Çmimi fillestar ishte 60,000 paund (rreth 70,000 euro), por letra u shit për një shumë, shumë më të lartë.

Titaniku u mbyt në Newfoundland në udhëtimin e tij të parë pasi u përplas me një ajsberg dhe rreth 1500 njerëz humbën jetën në mbytjen e anijes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio të enjten nisi një nismë të udhëhequr nga SHBA-të për të përqendruar përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në atë që...
17:38 | 16/07/2026

Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta

Qeveria e Hungarisë njoftoi të enjten se i dërgoi policisë një raport në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike gjatë blerjeve të softuerëve...
17:28 | 16/07/2026

29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale

Njëzet e nëntë vende nënshkruan të enjten një marrëveshje për të krijuar Organizatën Botërore të Bashkëpunimit për Inteligjencën Artificiale, një organ ndërqeveritar që Kina thotë...
17:05 | 16/07/2026