Lëvizje në sistemin penitenciar: Emërohen drejtor i burgut të Peqinit dhe Elbasanit

16 Korrik 2025 | 12:24

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë lëvizje të reja në drejtimin e institucioneve penitenciare. Altin Ago është emëruar në krye të burgut të Peqinit, ndërsa Qazim Hoxha është caktuar drejtor i IEVP Elbasan.

Ndërkohë, burime zyrtare bëjnë me dije se janë zhvilluar kontrolle blic në disa burgje të vendit, për identifikimin e sendeve të palejuara brenda qelive. Po ashtu, po verifikohen edhe kartelat e takimeve të të dënuarve dhe paraburgosurve, për të garantuar respektimin e rregullave dhe parandalimin e shkeljeve.

Këto masa vijnë në kuadër të forcimit të sigurisë dhe disiplinës brenda sistemit penitenciar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026