Lëvizjet e reja në qarqe, largohen nga drejtimi politik Beci, Sako, Spiropali dhe Shalsi! Emrat e rinj

21 Mars 2026 | 14:37

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë gjatë në mbledhjes së Asamblesë së PS ka kryer disa lëvizje të reja duke larguar disa drejtues politikë dhe duke shtuar disa emra të rinj. Katër emrat që largohen nga drejtimi politik janë Benet Beci, Emirjana Sako, Elisa Spiropali dhe Eduart Shalsi.

Benet Beci ishte drejtues politik në Shkodër, Sako në Durrës, Shalsi në Kukës ndërsa Siropali në Tiranë. Në Shkodër u vendos drejtues qarku, Enea Karakaçi. Karakaçi është një emër i ri i cili gjithashtu mban postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Blendi Klosi nga drejtues politik në Dibër do të vendoset drejtues qarku në Durrës duke zëvëndësuar Sakon. Emër i ri është edhe Erion Malaj i cili u vendos drejtues qarku në Kukës duke zëvëndësuar Shalsin. Shalsi është deleguar në njësinë 11 në Tiranë.

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi është ndër emrat e rinj dhe u vendos drejtues qarku në Lezhë. Ndërsa në Tiranë, Taulant Balla është vendosur drejtues qarku. Elisa Spiropali është deleguar në njësinë 13 në Tiranë ku përfshihen zonat rurale, Farke dhe Zall Her.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026