Lëvizjet më të bujshme, Caicedo lojtari më i shtrenjtë i transferuar
Në një kohë kur kontinenti i vjetër po rrezikohet nga bota arabe, e cila po vepron ashpër në tregun e futbollit, ka ende skuadra të cilat nuk dëshirojnë që vëmnedja të zhvendoset. Paratë amerikane duket se do ta konkurrojnë Arabinë Saudite, e këtë e tregoi merkatoja e fundit e cila u mbyll vetëm pak orë më parë.
Tod Boehli dhe Chelsea e tij padyshim regjistruan shifra rekord, madje lojtari më i shtrenjtë i transferuar mban firmën e Pochettinos.
Moises Caicedo la Brightonin për tu transferuar tek blutë e Londrës për shifrën e 100 milionë paundëve + 15 milionë të tjera në bazë të kontratës. Jo vetëm Chelsea, por dhe skuadrat e tejra të Premier League nuk u kursyen këtë verë, mes tyre Arsenal, Tottenham, Manchester City apo Djajtë e kuq. Declan Rice është i dytë në radhë për nga vlera e transferimit, e më tej Bellingham, Kane e Neymar. Ky i fundit vendosi të braktiste kryeqytetin francez për të nënshkruar me Al Hilal, ku fitimet janë marramendëse.
Lista vijon me Josko Gvardiol, Kai Havertz, Kolo Muani, Radmus Hojlund e Dominik Szoboszlai, të cilët renditen në 10 vendet e para. Edhe në 10shen e dytë ishte sërish Evropa ajo që diktoi merkaton, në akset Gjermani-Angli apo Itali-Angli.
Sa i përket ARabisë Saudite, krahas Neymar, dy lojtarët e tjerë që u transferuan me bujë janë Malcom e Otavio, ku secili vlejti 51 milionë paundë. Pavarësisht këtyre lëvizjeve dhe investimeve të çmendura të botës arabe, Superliga renditet në vendin e 27, e ndjekur më pas nga Izraeli e Rumania.
LEXONI GJITHASHTU:
- Uji i pijshëm i ndotur në Roskovec/ Banorët: S’është as për tu pirë e as për tu larë
- “Shqiptarët s’janë budallenj”, Bejko: Ne jemi për bashkim, por pa Berishën
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta