“Shqiptarët s’janë budallenj”, Bejko: Ne jemi për bashkim, por pa Berishën
Rolanda Bejko ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, që mesa duket dhe këtë shtator do të ketë zhvillime.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bejko nënvizoi se Berisha nuk mund të bashkohet me PD, pasi njëherë këtë forcë politike e mori me dhunë.
Më tej ai theksoi se nëse Berisha do të bëhet bashkë me PD kundër Ramës, do të konsiderohet imoralitet politik dhe shqiptarët nuk e duan këtë gjë.
“PD është vetëm një, zhviloloi kuvendin e saj dje dhe kjo është ngjarje e madhe. Pastaj se ku do ta gjejë vendin një apo një politikan tjetë, kjo nuk është ngjarje për shqiptarët, janë thjesht interesat personale të një individi. Të bësh kapërcime të tilla nga një qëndrim ekstrem dhe të bashkohesh me një pjesë që e ka marrë përdhunshëm PD dhe selinë e saj, natyrisht ky është imoralitet politik.
Nëse Berisha do të largohej nga ai grupim dhe nuk do të vazhdonte të mbante peng një pjesë të mirë të demokratëve, natyrisht që ne të gjithë jemi për bashkim. Mungesa e konsistencës e ka marrë në qafë politikën shqiptare. Në PD nëse është Berisha ka imoralitet politik dhe kështu nuk mund dot Edi Rama. Shqiptarët nuk janë budallenj që të votojnë një bashkim në imoralitet politik për shkak të disa vendeve që duan te gjejnë individët në zgjedhjet e ardhshme të 2025”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit