Kadilli akuzon Bardhin: Po ndjek karrierën politike për interesa personale

3 Shtator 2023 | 12:38

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli akuzoi Gazment Bardhin në një intervistë për Euronews Albania, duke thënë se ky i fundit nuk po vepron në interes të Partisë Demokratike.

Sipas tij, rasti i Bardhit është rasti kur po ndiqet karriera politike për interesa personale.

“Për fat të keq, zor se mund ta quaja fraksion, por për fat të keq ai grup është duke ndjekur llogaritë e karrierës politike, nuk është duke prodhuar politikë. Fakti që ata po lëvizin drejt Berishës, nuk është se ata shkuan drejt Berishës duke mbajtur të njëjtat qëndrime që kishin para 6 muajsh, 1 viti apo 2 vjetësh, por shkuan duke ndërruar qëndrimet e tyre,” – u shpreh Kadilli.

Ndër të tjera, ish-deputeti shtoi se “mea culpa” e Lulzim Bashës nuk mjafton.

Ai u tregua i ashpër me kreun e Partisë Demokratike duke sjellë në vëmendje se Basha duhet të lejojë edhe mendimet  ndryshe dhe t’i japë hapësirë kundërshtarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026