Lëvizte i armatosur me pistoletë, “Shqiponjat” arrestojnë 31-vjeçarin në Tiranë
Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar një 31-vjeçar i cili lëvizte i armatosur me pistoletë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Pasagjeri” u ndalua në bulevardin “Zhan D’ark”, në Tiranë automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin S. Z., 51 vjeç dhe me pasagjer shtetasin K. S., 31 vjeç.
“Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjet në çantën e dorës, 1 armë zjarri pistoletë me municion, që posedohej pa leje.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi K. S. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa shtetasi S. Z. u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit””, bëri me dije policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, zbulohet mesazhi për deputetët
Debat në Kuvend, Berisha-Peleshit: Armik i procesit të integrimit. Kryeparlamentari: Do të marr masa
Miratohet me 75 vota pro ndryshimi i rendit të ditës pas propozimit nga Balla, Bardhi: Po cenoni rregullat e Kuvendit
- 12:47 Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, zbulohet mesazhi për deputetët
- 12:39 Debat në Kuvend, Berisha-Peleshit: Armik i procesit të integrimit. Kryeparlamentari: Do të marr masa
- 12:33 Miratohet me 75 vota pro ndryshimi i rendit të ditës pas propozimit nga Balla, Bardhi: Po cenoni rregullat e Kuvendit
- 12:20 PD thyen bojkotin, deputetët demokratë të pranishëm në Kuvend
- 12:14 Seanca plenare, mbërrijnë në Kuvend krerët e lartë të institucioneve (VIDEO)
- 12:11 Gjyqi “Partizani”, zbardhet dëshmia e Bamir Topit në GJKKO: Nuk ishte në kompetencën e presidencës por qeverisë