Lëvizte me drogë dhe i armatosur në Tiranë, policia arreston 45-vjeçarin

28 Maj 2020 | 07:15

Policia njoftoi të enjten arrestimin e një 45-vjeçari, të cilit i gjetën drogë dhe disa armë.

Autoritetet kishin marrë informacion se personi në fjalë, me inicialet A.G, lëvizte i armatosur dhe për këtë oficerë të policisë e pikasën në flagrancë dhe i gjetën në një çantë dore një pistoletë dhe një sasi e vogël kokaine e ndarë në qese.

Pas kësaj, policia i kontrolloi edhe banesën, në të cilën gjetën një pistoletë tjetër e karikuar me pistoletë në fole, një pushkë e tipit “shotgun” dhe një sasi fishekësh.

Personi në fjalë jetonte në afërsi të rrugës Sotir Caci, njohur ndryshe si zona e Freskut në lindje të Tiranës.

Tashmë 45-vjeçari do të ndiqet penalisht për trafik droge dhe armë mbajtje pa leje, për të cilat mund të dënohet deri në 7 vite burg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026