Libri i dytë i tenorit Tusha/ Nderohet me titullin “Nder i qarkut të Elbasanit”
Tenori i mirënjohur Kastriot Tusha rikthehet serish në Skenën e Teatrit ‘Skampa’ të Elbasanit, kësaj radhe jo për të përçuar zërin por rreshtat e librit të tij të dytë, të cilin autori ia dedikon plotësisht traditës së folkut të trevës se tij të lindjes.
Tusha promovoi librin e tij me titull “Kënga Popullore Qytetare e Elbasanit” në një ceremoni që bëri bashkë politikanë e artistë dashamirës të tenorit dhe të artit elbasanas. Mes emocionesh Tusha përcolli falenderimet për të gjithë të pranishmit e mbështetësit e tij.
“Qenka e vështirë të flasësh nga Podiumi pasi jam mësuar të flas nga skena.
Libri i ri Kastriot Tushes u përshendet e vlerësua nga të pranishmit si Ardian Turku, Bamir Topi, Josif Gjipali etj.
“Një libër që del jashtë përmasave të Kastriotit dhe secilit prej nesh. Libri ku në mënyrën më komplekse pasqyrohet trashëgimia e Elbasanit”- tha Ardian Turku.
“Fjala ime shkon në një dimension të dyfishtë, shkon së pari te Kastrioti, në atë dimension që përzihet ndjeshëm midis njeriut qytetarë, intelektual, provizionistit dhe mikut të dashur”- shprehet Bamir Topi.
“Unë e përgëzoj Kastriotin për librin që ka bërë pasi njohja që ai ka në këtë zhanër është e jashtëzakonshme”- theksoi Josif Gjipali.
Karriera e pasur dhe e suksesshme e Kastriot Tushes gjithmonë e lidhur me Elbasanin ka ndihmuar ne promovimin dhe lartësimin e vlerave te artit kësaj treve, arsye këto për të cilat, bashkia dhe këshilli i këtij qarku i akorduan vlerësimin me titullin “nder i qarkut të Elbasanit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia