Libri i Giselle Pelicot bestseller në Francë, interes i lartë edhe në Gjermani e Angli
Sipas deklaratave të një përfaqësuesi për shtyp të shtëpisë botuese franceze në radion France Inter, autobiografia e Pelicot që është shfaqur si një simbol global kundër dhunës seksuale është shitur tashmë në 63,574 kopje që nga dita e publikimit deri të mërkurën, më 25 shkurt.
Botimet “Flammarion” zbuluan se u është dashur ta ribotojnë librin dy herë për të përmbushur kërkesën në rritje. Autobiografia e Giselle Pélicot, të cilën 73-vjeçarja e shkroi në bashkëpunim me gazetaren dhe autoren franceze Judith Perignon, po gëzon sukses të madh edhe jashtë vendit, sipas shtëpisë botuese “Flammarion”, ndërsa në Gjermani dhe Britani është në listën e librave më të shitur.
Në autobiografinë e saj, francezja 73-vjeçare rrëfen jetën e saj, martesën me Dominique Pélicot, me të cilin pati tre fëmijë dhe nipër e mbesa, si dhe përdhunimet që pësoi gjatë gati dhjetë viteve nga 50 burra, të panjohur për të, të cilët ish-burri i saj i kishte rekrutuar përmes një platforme takimesh online.
Dominique Pélicot drogoi dhe përdhunoi Giselle-n e pavetëdijshme, ndërsa ftonte edhe burra të të gjitha moshave dhe profesioneve në shtëpinë e çiftit, në fshatin e vogël Mazan në Francën juglindore dhe ai regjistronte përdhunimet e gruas së tij.
Gjyqi i profilit të lartë për përdhunim i Giselle Pélicot filloi në gjykatën penale të Avignonit në shtator 2024 dhe përfundoi në dhjetor të të njëjtit vit. Vendimi i Giselle për të mos e mbajtur gjyqin me dyer të mbyllura në mënyrë që “turpi të ndryshonte anë” dhe që turpi të mos binte më mbi viktimën, por mbi autorin e krimit, e bëri francezen 73-vjeçare një simbol global kundër dhunës seksuale.
Gjykata i dënoi përdhunuesit e Giselle Pélicot me burgim që varionte nga tre deri në 18 vjet, ndërsa i pandehura kryesore, Dominique Pélicot, u dënua me 20 vjet burg.
40 të vdekur nga të nxehtit brenda pesë ditësh në Francë
Von der Leyen drejt Armenisë në mbështetje të kursit pro-evropian
Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 17:24 Qeveria amerikane po përpiqet të parandalojë shitjen e sendeve nga Titaniku në ankand
- 17:16 Sulmi rus vret tre persona në qytetin ukrainas të Krivyi Rih
- 17:13 Putin: Jemi të gatshëm për bisedime paqeje me Ukrainën
- 17:00 I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa
- 16:53 Gennaro Gattuso është trajneri i ri Lacios
- 16:43 Putin paralajmëron Perëndimin: Çdo sulm ndaj Rusisë do të marrë përgjigje