Putin paralajmëron Perëndimin: Çdo sulm ndaj Rusisë do të marrë përgjigje

23 Qershor 2026 | 16:43

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi të martën se vendet evropiane kanë shmangur deri tani nisjen e sulmeve ndaj Rusisë nga territori i tyre, pasi janë të vetëdijshme se veprime të tilla do të sillnin një kundërpërgjigje nga Moska.

Duke folur para të diplomuarve të akademive ushtarake ruse në Moskë, Putin tha se vendet perëndimore që mbështesin Ukraina po përpiqen të shmangin përfshirjen e drejtpërdrejtë në sulmet kundër Rusisë.

Sipas tij, shtetet që ndihmojnë operacionet me dronë kundër territorit rus nuk i kanë vlerësuar plotësisht pasojat e mundshme të veprimeve të tyre. Putin akuzoi gjithashtu Kievin për sulme ndaj infrastrukturës civile dhe objekteve energjetike, duke i cilësuar ato si përpjekje për të minuar besimin e qytetarëve.

Presidenti rus theksoi se mbështetja e gjerë perëndimore i ka mundësuar Ukrainës të rrisë ndjeshëm kapacitetet e saj për sulme me dronë, ndërsa akuzoi vendet e NATO se po rrisin shpenzimet ushtarake dhe po përgatiten për një përballje me Rusinë.

“NATO po përdor pretendimet për një kërcënim rus për të justifikuar rritjen e buxheteve të mbrojtjes dhe modernizimin ushtarak”, tha Putin, duke shtuar se Rusia është e gatshme t’i përgjigjet “menjëherë dhe në mënyrë adekuate çdo kërcënimi të jashtëm dhe të brendshëm”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja ashpërson rregullat për skuterët elektrikë

Qeveria e Spanjës ka miratuar ndryshime në Rregulloren e Përgjithshme të Trafikut, duke vendosur detyrime të reja për përdoruesit e automjeteve të lëvizshmërisë personale, përfshirë...
16:40 | 23/06/2026

Turqi, 233 të arrestuar në operacionet kundër organizatave terroriste

Forcat turke të sigurisë arrestuan gjithsej 233 persona në dy operacione të ndara të drejtuara kundër disa organizatave terroriste, njoftuan sot institucionet kompetente. Në një...
16:37 | 23/06/2026

40 qytete nënshkruajnë një pakt historik, vendosin kushte për qendrat e inteligjencës artificiale

Dyzet kryetarë bashkish nga qytete në katër kontinente kanë nënshkruar një pakt historik që përcakton kushtet për pranimin dhe zhvillimin e qendrave të të dhënave...
15:44 | 23/06/2026