Libri i Papa Françeskut: Si i shpëtova dy atentateve në vitin 2021
Një komplot për të vrarë Papa Françeskun gjatë një udhëtimi në Irak u zhbë pas një informacioni të siguruar nga shërbimet britanike të inteligjencës.
Në autobiografinë e tij të ardhshme, Papa shkruan se pasi u ul në Bagdad në mars të 2021-shit, iu komunikua se një event ku ai pritej të merrte pjesë ishte vënë në shënjestër nga dy atentatorë vetëvrasës.
Të dy atentatorët u gjetën dhe u vranë, thotë ati i shenjtë në një pjesë të librit, e publikuar nga gazeta italiane Corriere della Sera.
Vizita, që zgjati tre ditë dhe që u krye gjatë pandemisë së koronavirusit, ishte e para në Irak nga një Papë dhe u shoqërua me masa të larta sigurie.
Në pjesët e autobiografisë, që do të publikohet më 14 janar, Papa thotë se thuajse të gjithë njerëzit përreth e këshilluan kundër vizitës, por ai ndjeu se duhet ta bënte atë.
Sipas tij, komploti u zbulua nga shërbimi britanik i inteligjencës, që lajmëroi policinë irakene. Kjo e fundit më pas lajmëroi stafin e sigurisë së atit të shenjtë sapo ai preku tokën irakene.
“Një grua e ngarkuar me eksploziv po drejtohej për në Mosul për t’u hedhur në erë gjatë vizitës dhe një furgon ishte nisur me shpejtësi me të njëjtin qëllim,” tregon Papa.
Në vitet që i paraprinë vizitës së Papa Françeskut, në Irak ishte rritur dhuna sektare, me luftën mes myslimanëve shiitë dhe sunitë, si dhe persekutimi i pakicave fetare.
Komuniteti i krishterë i vendit ishte tkurrur dramatikisht, pasi ishte vënë në shënjestër sidomos nga grupi i Shtetit Islamik dhe ekstremistë të tjerë sunitë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset