Libri më i madh në botë, 346 faqe dhe mbi 11 kg peshë
Szinpetri është një fshat i vogël në veri të Hungarisë, me më pak se 300 banorë, por me shumë njerëz që vijnë për shkak se atje ndodhet libri më i madh në botë. Ai është bërë nga Bela Varga, 71 vjeçe.
Libri gjigant është prodhuar duke përdorur teknikat tradicionale të lidhjes së librit, por e përgatitur në shkallë më të madhe.
“Ishte e pamundur ta bëje më të madh. Prandaj përmasat e librit janë 4.18 me 3.77 metra. Do të preferoja të prisja gishtin sesa ta zvogëloja me 5 centimetër”, është shprehur autorja e librit gjigand.
Numri i faqeve është 346, ndërsa pesha 11.4 kg. Libri flet për florën dhe faunën, shpellat dhe arkitekturën e rajonit.
“Është unik jo vetëm për nga përmasat, por për teknikat. Është bërë si në kohët e moçme, me faqe druri nga Suedia dhe me lëkurën e 13 lopëve nga Argjentina” ka shtuar Varga.
Vida të posaçme u përdorën për të mundësuar kthimin e faqeve. Për të kthyer një prej tyre duhen 6 persona dhe një makinë.
“Na u desh të bënim një kopje më të vogël të librit, që ishte kusht për rekordin Gines. Ky këtu është 11.4 kilogramë, njësoj si i madhi”, sqaron Varga.
Bela Varga mori një dhuratë të posaçme nga kryeministri i Butanit, një bisht bualli.
“Në tempujt e Butanit bishti i buallit përdoret për të pastruar librat budistë, ai magnetizon në mënyrë elektro-statike pluhurin. Unë e pastroj librin tim me këtë”, përfundon Bela Varga.
“Nga Azia në Amerikë, shumë njerëz vijnë këtu nga e gjithë bota për të parë librin gjigant. Disa monarkë donin ta blinin, ose i kërkuan pronarit të bënte një të ngjashëm, por ai i rezistoi tundimit”, është shprehur Gabor Kiss, Euronews.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij