Liderët e BE-së diskutojnë për emigrimin dhe të ardhmen e bllokut
Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen këtë të premte në Granada të Spanjës për të diskutuar për çështjet më sfiduese për bllokun: migrimin, zgjerimin dhe gjeopolitikën.
Muajve të fundit është vërejtur rritje e numrit të migrantëve në Bashkimin Evropian.
Mirëpo, pavarësisht përparimit të arritur në negociatat për një reformë, migrimi mbetet temë që shkakton ndasi të thella brenda bllokut evropian.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të bisedojë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në margjina të takimit, pasi Meloni ëhtë shprehur e habitur me ndihmën financiare gjermane për organizatat civile që shpëtojnë migrantët në zonën e Mesdheut.
Mbetet të shihet nëse liderët e BE-së do të mund të pajtohen për një deklaratë të përbashkët për migrimin, pas tentimit të fundit të dështuar në qershor.
Një tjetër temë në agjendë është zgjerimi dhe idetë e ndryshme për reforma potenciale, në mënyrë që blloku të mbetet operacional nëse BE-së i shtohen më shumë vende.
Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, Moldavia dhe Gjeorgjia kanë aplikuar për anëtarësim në BE, duke e rritur në 10 numrin e vendeve që synojnë bllokun evropian.
Liderët e BE-së pritet të diskutojnë edhe për prioritetet strategjike të bllokut për të ardhmen, përfshirë kapacitetet në mbrojtje, sigurinë energjetike, dhe përgjigjen kolektive ndaj krizës klimatike dhe pavarësinë ekonomike të 27 vendeve anëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:23 Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte