“Nuk mendoj se Roland Xhaxho ka gabuar me dozën e anestezisë”-sqaron anestezisti
Anestezisti Alban Beltoja tha në “Good Morning Albanians” se nuk mendon se anestezisti Roland Xhaxho ka gabuar në dozën e anestezisë.
Ai tha se në bazë të eksperiencës që vetë doktori ka nuk mund të ketë gabuar në zbatimin e protokollit, megjithatë ai shtoi se nuk e di se pse erdhi vdekja e fëmijës 3-vjeçar.
“Anestezia gjenerale është e vetmja mënyrë me të cilën mund të trajtohej një fëmijë kaq i vogël. Absolutisht kjo anestezi nuk është e gabuar. Një fëmijë në këtë moshë, nuk mund t’i hapësh gojën që të punojë, atë duhet ta vësh në gjumë duhet ta vësh në anestezi gjenerale. Nuk mendoj se anestezisti ka bërë diçka kundër protokolleve për të trajtuar një fëmijë. Megjithatë doza është ndryshe te fëmijët.
Fëmija nuk është një i rritur, është një fëmijë që ka të gjithë potencialin e vetë dhe nëse një anestezi te i rrituri unë e kam dozën 2 apo 3, te fëmija mund të jetë 3 dhe 4 nuk është e njëjta dozë. unë nuk e di çfarë doze ka përdorur, por me eksperiencën që ka doktori nuk besoj se ka bërë gabim”,-tha Alban Beltoja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij