Liderët e BE-së zotohen për vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën
Samiti dyditor i liderëve të Bashkimit Evropian u dominua nga bisedimet për luftën në Ukrainë dhe forcimin e mbrojtjeve.
Samiti përfundoi mesnatën e 29-30 qershorit me një deklaratë të përbashkët të liderëve, të cilët përsëritën zotimet “për të ofruar mbështetje të qëndrueshme ushtarake për Ukrainën, për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Liderët e bllokut prej 27 shtetesh thanë gjithashtu se “jemi të gatshëm të kontribuojmë, së bashku me partnerët, për zotimet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën, që do të ndihmojnë Ukrainën të mbrojë veten në periudhë afatgjatë, të pengojë aktet e agresionit dhe t’u rezistojë përpjekjeve destabilizuese”.
Shumica e anëtarëve të BE-së janë gjithashtu anëtarë të NATO-s dhe aleanca transatlantike pritet të kërkojë mënyra për t’i ofruar Ukrainës garanci shtesë të sigurisë, por nuk pritet t’i ofrojë Kievit anëtarësim të plotë në aleancë gjatë samitit të NATO-s më 11 dhe 12 korrik.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, iu bashkua samitit të BE-së dhe vuri në pah dobësitë e perceptuara të udhëheqjes në Rusi, të cilat u shfaqën gjatë rebelimit të 24 qershorit të liderit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, dhe mijëra mercenarëve të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë