Liderët e kartelit Sinaloa, arrestohen në Teksas ‘El Mayo’ dhe djali i “El Chapos”

26 Korrik 2024 | 07:48

Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael “El Mayo” Zambada, lider i kartelit Sinaloa të Meksikës, është arrestuar nga agjentët federalë amerikanë në El Paso, Teksas.

Sipas mediave të huaja, Zambada, 76 vjeç, themeloi organizatën kriminale me Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili aktualisht është i burgosur në SHBA.

I arrestuar me Zambada të enjten ishte edhe djali i Guzman, Joaquin Guzman Lopez, tha Departamenti i Drejtësisë Amerikane.

Në shkurt, Zambada u akuzua nga prokurorët amerikanë për një komplot për të prodhuar dhe shpërndarë fentanyl, një drogë më e fuqishme se heroina që është fajësuar për krizën e opioideve në SHBA.

Në një deklaratë me shkrim të enjten në mbrëmje, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland tha se të dy burrat udhëheqin “një nga organizatat më të dhunshme dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në botë”.

“El Mayo dhe Guzman Lopez i bashkohen një liste në rritje të drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të kartelit Sinaloa, të cilët Departamenti i Drejtësisë po i mban përgjegjës në Shtetet e Bashkuara,” tha zoti Garland.

“Fentanyl është kërcënimi më vdekjeprurës i drogës me të cilin është përballur ndonjëherë vendi ynë dhe Departamenti i Drejtësisë nuk do të pushojë derisa çdo udhëheqës i kartelit, anëtar dhe bashkëpunëtor përgjegjës për helmimin e komuniteteve tona të mbahet përgjegjës”, shtoi Garland, oficeri më i lartë i zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët amerikanë thonë se karteli Sinaloa është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Autoritetet amerikane kanë vërejtur më parë se fentanili është shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 45 vjeç.

Agjencia Amerikane kundër drogës (DEA) kishte ofruar një shpërblim deri në 15 milion dollarë (12 milion £) për kapjen e Zambada.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti

Një nënë venezueliane ka vdekur ndërsa po shpëtonte vajzën e saj gjatë tërmeteve që goditën vendin, sipas bashkëshortit të saj, futbollistit Héctor Bello, dhe mediave...
19:04 | 26/06/2026

Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quajti të premten sulmet e fundit me dronë kundër anijeve në Ngushticën e Hormuzit një “shkelje të pamend” të...
18:35 | 26/06/2026

Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët

Vendndodhja e gati 300 personave që rezultuan pozitivë për Ebolën në Republikën Demokratike të Kongos mbetet e panjohur, sipas drejtorit të përgjithshëm të Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin...
18:23 | 26/06/2026