Liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë takohen javën e ardhshme

23 Maj 2024 | 09:15

Liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë do të takohen javën e ardhshme në Seul, për herë të parë për bisedime trepalëshe pas më shumë se katër vjetëve, njoftoi të enjten Presidenca koreano-jugor.

Takimi trepalësh mes presidentit koreano-jugor Yoon Suk Yeol, kryeministrit kinez Li Qiang, dhe kryeministrit japonez Fumio Kishida, do të mbahet të hënën në Seul, tha zyra e Yoonit.

Tre liderët do të mbajnë takime dypalëshe mes vete të dielën, sipas njoftimit.

Këto tre vende aziatike e mbajtën samitin e parë trepalësh më 2008, dhe ishin pajtuar asokohe që ky të ishte samit vjetor mes liderëve. Por, samiti u pezullua në vitin 2019, kur ata u takuan për herë të fundit në Kinë.

Përpjekjet e fqinjëve aziatikë për ta rritur bashkëpunimin në mes vete ka hasur në pengesa shpesh, për shkak të një sërë çështjesh, përfshirë mosmarrëveshjeve historike që burojnë nga agresionit i Japonisë gjatë kohës së luftës dhe gara strategjike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Marrëdhëniet mes Koresë së Jugut dhe Japonisë u përkeqësuan rëndë për shkak të çështjeve që shkaktoi kolonizimi i Gadishullit Korean nga Japonia mes viteve 1910-1945.

Por, marrëdhëniet mes tyre u përmirësuan dukshëm prej vitit 2023, kur ato ndërmorën një sërë hapash të mëdhenj për ta lënë mbrapa atë histori dhe për ta forcuar bashkëpunimin përballë sfidave të përbashkëta, përfshirë programin e avancuar bërthamor i Koresë së Veriut.

Arsenali në rritje bërthamor i Koresë së Veriut përbën kërcënim të madh për sigurinë e Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Por Kina, aleati i vetëm i madh i Koresë së Veriut dhe furnizuesi më i madh më ndihma, dyshohet se po e shmang zbatimin e plotë të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut dhe se po e ndihmon fshehurazi fqinjin e vet të varfër për të mbijetuar. Kina dyshohet gjithashtu se shërben si mburojë kundër ndikimit amerikan në Gadishullin Korean.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026