Lideri i opozitës ruse kritikon luftën e Putinit në Ukrainë

24 Maj 2022 | 12:42

Udhëheqësi i opozitës ruse i cili është i burgosur, Alexei Navalny, në një seancë gjyqësore kritikoi presidentin Putin duke e cilësuar atë si të çmendur që kishte nisur një “luftë budallaqe” në Ukrainë bazuar në gënjeshtra.

“Kjo është një luftë budallaqe që filloi Putini juaj. Kjo luftë është ndërtuar mbi gënjeshtra”, raporton Reuters.

Lideri më i shquar i opozitës ruse, po apelonte kundër një dënimi me nëntë vjet burg që iu dha në mars për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës.

Ai ka mohuar të gjitha akuzat që rëndonin ndaj tij, i cili ka thënë se ato janë sajuar për të penguar ambiciet e tij politike.

Navalny i cilësoi “faktet” e prokurorisë si “gënjeshtra”, duke thënë se Rusia drejtohet nga hajdutë dhe kriminelë që ishin bërë armiq të popullit rus.

“Një i çmendur ka futur kthetrat e tij në Ukrainë dhe unë nuk e di se çfarë dëshiron të bëjë ky hajdut i çmendur më të”, tha Navalny.

Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet e Navalny-t për Putinin, i cili thotë se ka fituar shumë zgjedhje të drejta në Rusi prej vitit 2000.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026