Lideri i partisë së djathtë greke gris Marrëveshjen e Prespës: Maqedonia është Greqi
Lideri i partisë së djathtë nacionaliste “Zgjidhja greke” Kyriakos Velopoulos e grisi sot në parlament Marrëveshjen e Prespës dhe e cilësoi si fashiste VMRO-DPMNE-në, e cila fitoi bindshëm zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo është Marrëveshja e Prespës. Nëse do të kishte pasur një qeveri greke të besueshme, kombëtare, patriotike, shoqërore, popullore, do të ishte respektuar”, tha Velopulos duke grisur Marrëveshjen e Prespës.
Velopulos, siç njofton MIA nga Athina, në seancën e sotme të Kuvendit e ka grisur Marrëveshjen e Prespës, e cila në rend dite nuk e ka përfshirë politikën e jashtme greke.
“Nuk ka Maqedoni Veriore dhe Jugore, Maqedonia është një dhe ajo është Greqia dhe ju e thatë këtë në protesta. Tani po e quani Maqedoninë e Veriut. Problemi ynë nuk është presidenti maqedonas, problemi është mënyra se si ata e interpretojnë historinë e tyre. VMRO-ja është gjëja më e keqe që mund të zgjedhë një popull fashist dhe nazist…”, tha Velopulos.
Pastaj mori Marrëveshjen e Prespës dhe tha se nëse nuk mund ta grisë Qeveria, do ta grisë ai vetë.
Sipas njoftimeve, ai drejtoi kritika të ashpra ndaj qeverisë greke, të cilës i bëri thirrje të sillte memorandume për bashkëpunimin me Shkupin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë