Rama shqiptarëve në Athinë: Greqia ka nevojë për ju, ashtu siç ju keni nevojë për të

12 Maj 2024 | 12:41

Mesazhe të forta dhe kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur para emigrantëve shqiptarë në Athinë.

Ai ka kujtuar të gjitha sakrificat që emigrantët kanë bërë ndërsa tha se pas gjithë durimit Greqia u përket emigrantëve shqiptarë atje po aq sa u përket grekëve.

“Kapërcyet male, fletët nëpër parqe nëpër stole rrugësh, dërrmuat kurrizin me punët më të rënda. U përballët më gjithfarë shprehjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur ndaj fqinjit të varfër. Bëtë nga dy tre punë në ditën që nuk mbaronte duke zbutur urinë me një vakt në ditë. Përjetuat poshtërimin e fshesave të fundshekullit të 20 kur ju shkulnin me dhunë nga shtëpitë për t’ju depërtuar në Shqipëri.

Shumë nga ju ndërruat emrat që ju kishte vënë nëna dhe baba, për të marrë dokumentet e punës dhe për të regjistruar fëmijët në shkollë. Ju e patë fëmijët të mbytej në lotë sepse kishte dalë më i miri në shkollë, por nuk iu dha e drejta e ceremonisë së flamurit, pasi faji i fëmijës ishte se vinte nga foleja e shqiponjës dy krenare dhe jo nën mbrojtjen e kryqit të bardhë, por ja ku jeni.

E di që fantazmat e paragjykimeve dhe hijet e përbuzjes i shfaqen tek-tuk ndonjërit përmes ndonjë goje apo ndonjë dore të së shkuarës në rrugën tuaj të hapur me forcën madhështore të shembullit, por unë di po ashtu që koha juaj, koha e shqiptarëve të Greqisë, nuk kthehet më kurrë mbrapsht.

Jo vetëm shoqëria greke, pjesa më e madhe e së cilës, falë ndjeshmërisë së njerëzve të zakonshëm të këtij populli që ngjan si dy pika uji me tonin, u bë mbështetja juaj qysh në fillim të odisesë suaj heroike në kërkim të ishullit të një jete të re në Greqi, por edhe politika greke. Vendimmarrësit e këtij vendi sot e kanë të plotë vetëdijen se Greqia ka nevojë për ju njësoj siç ju keni nevojë për Greqinë.

Greqia dhe shqiptarët e Greqisë janë bërë të pazëvendësueshëm për njëri-tjetrin. Kush akoma e dyshon këtë të vërtetë, dyshon diellin që lind çdo ditë ndërsa kush i kundërvihet kësaj të vërtete, i bie me kokë pasqyrës kur sheh vetëm veten”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026