Lideri Suprem i Iranit refuzon bisedimet bërthamore me Trump: Nuk zgjidhin gjë
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ngulur këmbë se bisedimet nuk do t’i shtjellonin problemet e Iranit.
Ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, foli për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin.
“E vërteta që ne duhet ta kuptojmë është se bisedimet me Amerikën nuk kanë ndikim në zgjidhjen e problemeve të vendit”, tha Khamenei të premten gjatë një fjalimi vjetor para oficerëve të Forcave Ajrore të Iranit.
Lideri suprem, i cili pyetet për të gjitha çështjet shtetërore, nguli këmbë se nuk do të ishte “mençuri, apo ndershmëri” të bisedosh me Uashingtonin.
Ai e tha këtë pavarësisht se zyrtarët iranianë prej muajsh kanë lënë të kuptohet se Teherani është i hapur për bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump.
Vetë Trump ka bërë thirrje për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin, duke thënë se dëshiron që Irani të “rritet dhe të përparojë paqësisht” përderisa nuk zotëron armë bërthamore.
Presidenti republikan më 4 shkurt riktheu fushatën e “presionit maksimal” ndaj Iranit, e cila ishte gur themel i politikës së tij ndaj republikës islamike gjatë mandatit të parë, megjithëse Trump tha gjithashtu se dëshiron ta fillojë punën për një “marrëveshje të verifikuar për paqe bërthamore”.
Në vitin 2018, Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje historike bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore. Ai gjithashtu rivendosi sanksionet që ishin hequr sipas kushteve të asaj marrëveshjeje.
Khamenei e përmendi tërheqjen e Trumpit nga marrëveshja bërthamore si dëshmi se “bisedimet me Amerikën janë të kota”.
Komentet e liderit iranian kanë shkaktuar reagime në rrjetet sociale, me disa që thonë se deklaratat e tij përjashtojnë mundësinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara.
Të tjerë argumentojnë se ai nuk ka vendosur ndalesë formale ndaj bisedimeve me Trumpin dhe se fjalët e tij nuk duhen merren si të mirëqena.
Saktësisht 12 vjet më parë, gjatë një fjalimi në vitin 2013 drejtuar oficerëve të forcave ajrore, Khamenei deklaroi se “bisedimet me Amerikën nuk do t’i zgjidhin problemet”.
Derisa ai po mbante fjalimin, zyrtarët iranianë dhe amerikanë po përgatiteshin për një rund tjetër bisedimesh sekrete, të cilat më vonë hapën rrugën për bisedimet që çuan në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret