Liga e Kampionëve, Interi i Asllanit pret Barcelonën, Plzen ‘vizitë’ në Mynih
Liga e Kampionëve rikthehet mbrëmjen e sotme me 8 përballje, ku spikat kryendeshja Inter-Barcelona.
Skuadra ku aktivizohet yllio shqiptar, Kristjan Asllani vjen me 4 mungesa në këtë përballje, ndërkohë që në dyshim është dhe Lautaro.
Në anën tjetër Barcelona gjithashtu vjen pa 3 lojtarë startues. Në po të njëjtin grup zhvillohet dhe ndeshja mes Bayernit dhe Viktorja Pëlzen, me gjermanët të cilët kanë përballë një skuadër modeste.
Interesante parashikohet të jetë dhe sfida mes Ajaksit dhe Napolit në Holandë, ndërkohë që miqtë nga Italia janë në një formë të mirë dhe renditen në krye të grupit. Liverpuli I Jurgen Klop pret në shtëpi Reinxhërsin.
Në Dragao, Porto e cila aktualisht ka 0 pikë do të provojë të lërë pas formën jo të mirë, ndërkohë që Leverkusen në ndeshjen e fundit mposhti Atletikon e Simeones.
Totenhemi udhëton drejt Gjermanisë, aty ku e pret Frankfurti, ndërkohë anglezët nuk kanë në dispozicion Kulusevskin dhe Mourën. Në po të njëjtin grup zhvillohet dhe përballja mes Sportingut dhe Marsejës, ku portugezët kanë 6 pikë dhe nuk kanë pësuar ende asnjë gol.
Klab Bryzh është surpriza e fazës së grupeve, ku ka marrë 6 pikë në dy ndeshje, ku fitoi ndaj Leverkusenit dhe ndeshjen e dy shpartalloi Porton 0-4.
LEXONI GJITHASHTU
Alarm nga temperaturat ekstreme, ekspertët i kërkojnë FIFA-s të shtyjë ndeshjen Francë-Paraguaj
Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri
Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit
- 14:52 Mision shpëtimi në hapësirë, anija kozmike “Link” niset për të ngritur orbitën e teleskopit Swift që rrezikon të bjerë në Tokë
- 14:35 Alarm nga temperaturat ekstreme, ekspertët i kërkojnë FIFA-s të shtyjë ndeshjen Francë-Paraguaj
- 14:19 Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE
- 14:03 Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës
- 13:58 Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim
- 13:50 Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan