Ligji për gjuhët, Ahmeti flet para “Kushtetueses”: Historia po më kthen 40 vjet pas

11 Dhjetor 2024 | 11:00

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, foli këtë të mërkurë para  Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ku po diskutohet kushtetutshmëria e disa dispozitave të Ligjit për gjuhët, i cili u miratua në vitin 2018 dhe hyri në fuqi një vit më vonë.

“Sot historia po më kthen 40 vite më parë, sot historia po më kthen në vitin 1989 kur njëanshëm gjykatësit e institucioneve politike suprimuan kushtetutën e atëhershme. Sot po më kujton vitin 1989 kur Millosheviçi suprimoi autonominë e Kosovës. Unë jam përjetues i gjitha këtyre ngjarjeve. Këto ngjarje sollën dhimbje dhe tragjedi”, tha Ahmeti.

“Sot këta që njëanshëm vendosin drejtësi, kjo drejtësi nuk bën gjë tjetër veç e rritë zemëratën në përmasa të një populli të tërë shqiptar që jeton në tokat e veta, në Maqedoninë e Veriut. Çdo vendim i pamatur do të shkaktojë revoltë të shqiptarët”

Në lidhje me këtë çështje që ka nxitur debat, një dokument i publikuar kohët e fundit i përgatitur nga një gjyqtar kushtetues, sugjeron mes tjerash se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të iniciojë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mxhiti, pjesë e koalicionit shqiptar VLEN, gjatë një konference për shtyp të martën ka siguruar se as për Ligji për Gjuhët dhe as përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe nuk do të ndryshojnë, dhe këtë e ka konfirmuar, sipas tij, edhe kryeministri dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, njoftoi sonte se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2027, në një intervistë që dha...
21:30 | 07/07/2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se qytetarët evropianë presin që samiti i NATO-s në Ankara të japë një mesazh të qartë se aleanca...
18:59 | 07/07/2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro...
18:16 | 07/07/2026