English

Ligji për qeset plastike nuk zbatohet, qeset e holla përdoren ende në tregje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qestet plastike të pariciklueshme, vijojnë të qarkullojnë në tregje. Nga një vëzhgim që Euronews Albania, ka kryer kryesisht në ato ambiente ku shiten fruta perime, shihet se tregtarët i ofrojnë për blerësit.

- Advertisement -

Edhe pse këto qese, pra të hollat, janë ndaluar me ligj, përdorimi i tyre vijon normalisht. Thuajse një vit më parë, më 1 Qershor 2022, qeset u ndaluan me ligj, duke i ndarë në disa kategori.

Qestet me kapacitet mbi 10 kilogramë, do të liheshin në përdorim. Ndërsa të hollat, nën 10 kg dhe me trashësi nën 70 mikron nuk do të lejoheshin. Por këto të fundit ofrohen falas, për blerësit.

Ndërsa ato që janë të caktuara me ligj, shiten në këmbim të parave,

Sipas Inspektoratit Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, subjektet që do të shiheshin në shkelje me ligjin do të gjobiteshin me 500 000 (pesëqind mijë lekë) deri në 1 500 000 (një milion e 500 mijë) lekë gjobë.

Ky institucion deri më tani ka kryer 2584 verifikime në teren dhe janë gjetur vetëm 4 shkelje.

Sipas Inspektoriatit, katër bizneset janë ndëshkuar me gjobë, ndërsa janë sekuestruar rreth 170 kilogramë qese plastike që prej hyrjes në fuqi të ligjit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×