Roland Bejko: Berisha shpenzoi 200.000 euro për fushatën në stadium
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko i ftuar në Euronews Albania tha se Partia Demokratike po përpiqet të bëjë një fushatë të thjeshtë, pasi kostot janë shumë të larta.
Duke thënë këtë ai shtoi dhe se për fushatën e “Bashkë Fitojmë” në stadiumin e “Air Albania” janë shpenzuar 200.000 euro, por prapë Berisha, sipas tij po braktiset prej demokratëve.
“Ne nuk jemi të prirur që të shpenzojmë para për fushatën. Fushata do bëhet brenda të gjitha normave të përcaktuara nga ligji, ka një kufi që nuk të lejon ligj që ta kalosh. Ndërkohë kostot janë shumë të larta për fushatën, por ne do mundohemi me këto financa që kemi dhe me financat që presim të na vijnë nga donatorë të ndryshëm.
Pastaj të bësh shpenzime 200.000 euro në stadiumin “Air Albania” për t’u treguar shqiptarëve që ti ke shumicën dhe pastaj të ndihesh i braktisur se ajo shumicë që ti ke marrë me zorrë në manifestim, të ikën dhe të lënë vetëm. Zoti Berisha është gati i braktisur nga demokratët se ata e shikojnë që nuk ka perspektivë me non gratën”,-tha Roland Bejko në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- Veliaj: Në fushatë për të mbjellë pemë, jo sherr
- Çfarë do ndodhë pas zgjedhjeve? Roland Bejko: Këto janë tre mundësitë e PD
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë