Veliaj: Në fushatë për të mbjellë pemë, jo sherr

17 Prill 2023 | 15:56

Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe njëherë kandidat për bashkinë, Erion Veliaj zhvilloi këtë fillim jave një takim me anëtarët e Partisë Socialiste në njësinë 10 ku shpërndau edhe certifikata mirënjohje për socialistët me kontribut të hershëm. 

Në njësinë numër 10 në Tiranë, kryebashkiaku dhe njëherësh kandidati i PS në 14 maj, Erion Veliaj shpërndau certifikata mirënjohje për socialistët me kontribut të hershëm për selinë rozë në këtë njësi. 

“Sot fillojmë një traditë që dua ta vazhdojë në të gjitha njësitë. Ju jam vërtetë mirënjohës për kontributin, ju jam vërtetë mirënjohës për ditët e vështira ku të hyje tek ajo selia, sot është bërë modë po ajo selia nuk ishte vendi më i lehtë për të hyrë, identifikoheshe, persekutoheshe, disa herë rriheshe publikisht në sheshin Skënderbej, sot gjërat kanë ndryshuar dhe ky ndryshim erdhi falë asaj sakrifice,” – tha Veliaj.

Përpara socialistëve, Veliaj solli në vëmendje edhe fushatën e çelur disa ditë më parë nga kjo forcë politike për mbjelljen e pemëve. 

“Ne kemi edhe një aksion në fushatë për të mbjell pemë jo për të mbjell sherr, për të mbjell gjelbërim jo për të mbjell inat, për të mbjell dashuri jo për të mbjell përçarje dhe unë besoj se në si socialistë gjithmonë do jemi ndryshe,” – deklaroi Veliaj.

Ai pati edhe një koment për kundërshtarët politik.

“Imagjinoni sot është viti 2023, disa prej jush thoshin ne u rritëm, u martuam, u bëmë me fëmijë, u bëmë me nipër e mbesa, u thinjëm dhe akoma duhet të bëjmë betejë me Sali Berishën, nuk e di ca është ky mallkim, por siç do herë nuk do ja përtojmë betejës dhe ambicia jonë është që të fitojmë bindshëm në tiranë në të 27 njësitë e bashkisë së Tiranës për të treguar se ky qytet në asnjë cep të vetin nuk do i kthehet fashizmit, nuk do ti kthehet dhunës,” – tha kryetari i Bashkisë Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026