Ligjshmëria e zgjedhjeve lokale, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e shoqatës së bashkive

23 Qershor 2021 | 11:41

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur shqyrtimi i dy padive për zgjedhjet lokale të vitit 2019. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka ankimuar procesin e 30 qershorit të 2019-tës si dhe procedurat për regjistrimin e partisë Bindja Demokratike në këto zgjedhje.

Por ndërkaq, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës se shoqatës së bashkive për autonomi vendore për t’u bere pjesë e procesit si palë e interesuar. Ky vendim është kundërshtuar nga avokati i Shoqatës se Bashkive, Jordan Daci i cili kërkoi që kjo shoqatë të jetë pjesë e autonomisë vendore.

Argumente kundërshtuese ka dhënë edhe përfaqësuesja e kryeministrit, Elira Kokona si dhe përfaqësuesi ligjor i Presidentit Meta, Bledard Dervishaj.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale të 2019-ës u zhvilluan pa praninë e opozitës së bashkuar, e cila i bojkotoi ato zgjedhje dhe në 27 bashki ka pasur vetëm një kandidat. Presidenti Meta shpalli një dekret që i anulonte zgjedhjet në 30 qershor, duke shpallur si datë tjetër për zgjedhjet 13 tetorin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026