Ligjvënësi amerikan: SHBA të mbështesë demokracitë si Kosova, jo satelitët e Rusisë

15 Qershor 2023 | 11:13

Ligjvënësi amerikan Ritchie Torres shprehu kritika ndaj administratës së presidentit Biden për qëndrimin ndaj Kosovës.

Përmes një video-mesazhi, ligjvenësi demokrat nga New Yorku, që është edhe bashkë-kryetar i grupit për çështjet shqiptare në Kongres, thotë se nëse lufta për pushtet mes demokracisë dhe autokracisë është sfida kryesore e shekullit të 21-të, atëherë pse DASH po gjykon në mënyrë të gabuar Kosovën demokratike duke i bërë lëshime Serbisë, një vend gjithnjë e më autokratik.

“Në harkun e 16 viteve Kosova është kthyer në vendin më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Kur SHBA kishin nevojë për vende për të pranuar refugjatët afganë, pas tërheqjes nga Afganistani, Kosova ishte ndër vendet e para që pranoi. Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-ve, ku Serbia ka qenë prej kohësh një satelit në orbitën e Rusisë dhe Kinës.

Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione për agresionin rus në Ukrainë dhe krimet e luftës së Vladimit Putinit kundër civilëve ukrainas.

Serbia ka importuar sisteme armësh nga Rusia në kundërshtim me ligjet e SHBA-ve, madje ka dhe një sondazh që zbulon se Vladimir Putin është udhëheqësi i huaj më popullor në Serbi pavarësisht nga krimet e luftës.

Duke pasur parasysh këto fakte, njeriu pyet veten se pse DASH këmbëngul t’i bëjë lëshime një shteti satelit të Rusisë në kurriz të një aleati të qëndrueshëm demokratik si Kosova. Ka ardhur koha që DASH të vendosë mbështetjen e tij aty ku vlerat tona qëndrojnë, pas demokracive të vërteta si Kosova e cila ka fituar të drejtën për t’u njohur botërisht dhe për t’u integruar si një shtet i pavarur.

SHBA nuk duhet të mashtrohet më nga regjimi serb që luan me të dyja palët.

Nje diplomat tha: “Ju nuk mund të uleni në dy karrige në të njëjtën kohë, veçanërisht kur ato dy karrige janë SHBA dhe Rusia, demokracia dhe autokracia të cilat janë shumë larg njëra tjetrës.

Amerika duhet të qëndrojë pa mëdyshje me vendet ku ka eksportuar demokracinë”.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026