Ligjvënësi britanik sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës si përgjigje ndaj veprimeve të Trump

20 Janar 2026 | 09:40

Një ligjvënës britanik ka sugjeruar që ekipet e kombëtare duhet të bojkotojnë Kupën e Botës që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut, në përgjigje të veprimeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, lidhur me Grenlandën.

Gjatë një debati mbi sigurinë në Arktik të hënën, deputeti konservator Simon Hoare akuzoi Trumpin për mungesë respekti ndaj aleatëve të tij dhe sugjeroi që Mbretëria e Bashkuar të reagonte në të njëjtën mënyrë.

“Trump është kokëfortë, ka ego dhe nuk i pëlqen të turpërohet. A duhet të ndodhë vizita shtetërore e Mbretit Charles në SHBA këtë vit?

A duhet që ekipet e futbollit të luajnë në stadiumet amerikane për Kupën e Botës? Këto janë gjëra që do ta turpëronin presidentin në vend. Tani duhet ta luftojmë zjarrin me zjarr”, tha ai.

Deputeti liberal demokrat, Luke Taylor gjithashtu mbështeti deklarata e Hoare.

“Dua të pajtohem me anëtarin e nderuar për North Dorset (Hoare) dhe t’i kërkoj qeverisë nëse do të shqyrtojnë heqjen e vizitës së mbretit në Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu bojkotin e Kupës së Botës për t’i treguar Donald Trump se e vetmja gjë për të cilën ai përgjigjet është krenaria e tij”, tha ai.

Sekretarja e Jashtme Yvette Cooper iu përgjigj sugjerimeve të tilla duke thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndjekë diplomacinë me SHBA-në.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi me bombë në Monako, shënjestër oligarku ukrainas. Mbetet i plagosur rëndë së bashku me gruan dhe djalin e tij

Vadim Ermolaev, i cili ndodhet në listën e sanksioneve të Ukrainës, pësoi plagë që i rrezikojnë jetën pas një shpërthimi në një ndërtesë banimi rreth...
09:20 | 30/06/2026

Turqi, goditet rrjeti i basteve të paligjshme në nëntë qytete të vendit, 37 persona në pranga

Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit...
09:14 | 30/06/2026

Në krahun lindor të NATO-s, si po e forcon Lituania mbrojtjet e saj

Toka dridhet ndërsa tanket gjermane Leopard qëllojnë drejt objektivave të tyre, dronët fluturojnë sipër kokës dhe helikopterët Tiger ulërijnë ulët në zonën e stërvitjes. Më...
09:02 | 30/06/2026