Ligjvënësit e BE-së: Evropa s’mund të varet nga SHBA-ja

18 Shkurt 2025 | 19:17

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” për të forcuar mbrojtjen e saj dhe për të mbështetur Ukrainën, teksa Shtetet e Bashkuara zhvilluan takim me Rusinë në përpjekje për të ndalur luftën.

“Evropa më nuk mund të varet plotësisht nga SHBA-ja për të mbrojtur vlerat dhe interesat tona të përbashkëta, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, u tha në një deklaratë të Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Demokratëve, Liberalët dhe Të Gjelbërve më 18 shkurt.

“Ne duhet të përballemi me këtë realitet të ri dhe të dyfishojmë përpjekjet tona të përbashkëta evropiane në mbrojtje të Ukrainës dhe sigurisë evropiane në tërësi, duke krijuar një pengesë të fuqishme kundër çdo agresioni”.

Kjo thirrje për veprim vjen pasi zyrtarët amerikanë dhe rusë u takuan në Arabinë Saudite për të hapur rrugën për bisedime, që synojnë t’i japin fund luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës tre vjet më parë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se në bisedimet për përfundimin e luftës në shtetin e tij duhet të përfshihet edhe Ukraina dhe Evropa.

Ligjvënësit evropianë thanë se BE-ja duhet të “sigurohet që Ukraina të jetë në një pozicion të fortë ushtarak” dhe duhet të miratojë legjislacion që t’i mundësojë që të konfiskojë mbi 200 miliardë euro asete të ngrira ruse në bllok.

“Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe Bashkimin Evropian në tavolinë. Nuk mund të ketë negociata për sigurinë evropiane pa BE-në”, thanë ata.

Shtetet evropiane kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, por kanë pranuar se duhet të veprojnë më shpejtë për të luftuar kërcënimin që vjen nga Rusia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës

Një sulm i natës me bomba nga Rusia goditi qytetin verilindor ukrainas të Sumyt, ku njëra prej bombave ra pranë një ndërtese banimi. Të paktën...
12:37 | 04/07/2026

Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD

Mijëra persona dolën në protestë Erfurt të shtunën dhe bllokuan rrugët që të çonin në konferencën vjetore të AfD-së përpara zgjedhjeve rajonale që mund ta...
12:20 | 04/07/2026

Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë

Gjermania kërkoi bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportet se Kina po stërvit ushtarë rusë, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme, duke konfirmuar...
10:56 | 04/07/2026